Skënderbeu është rikthyer te fitoret pas 2 humbjesh radhazi duke mundur me përmbysje 2-4 Lushnjën në transfertë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve falë golit të Përgjinit, por në fraksionin e dytë të lojës ata befasuan edhe një herë duke shënuar golin e dytë, me autor Papën.

Ky moment do të zgjonte nga gjumi Skënderbeun i cili në minutën e 60-t shënoi golin e parë me Sowe-n. Sulmuesi afrikan do të tregohej i appërmbajtshëm deri në minutën e 82-t, atëherë kur kishte realizuar ‘tripletën’ personale dhe përmbysjen për Skënderbeun.

Pak minuta më pas do të realizonte edhe Xhejms, që vulosi shifrat përfundimtare të takimit.

Pas javës së 33 të Superligës Skënderbeu renditet i pari me 72 pikë, 11-t më shumë se Kukësi i vendit të dytë i cili luan ndeshjet e kësaj jave kundër Teutës në transfertë.

Lushnja 2-4 Skënderbeu

39′ Pergjini, 51′ Papa / 60′, 70′, 83′ Sowe, 84′ Xhejms

Minutë pas minute

84′ Gooool Skënderbeu. Xhejms shënon golin e katërt

83′ GOOOOOOL Skënderbeu 2-3. Ali Soue përmbys gjithçka me tripletën e realizuar.

75′ Xhejms gjendet i vetëm përballë portierit pas një gabimi të Korreshit, por ka reaguar mjaft mirë Bejte.

70’ GOOOOOO Skënderbeu 2-2 Soue barazon rezultatin në Roza Haxhiu. Sulmuesi i Skënderbeut shënon një dopietë për të arritur të barazojë Lushnjën.

65’ Zëvendësimi i parë tek ekipi i Gjylës. Taullau i lë vendin Alushit.

64′ Goditje dënimi për Lushnjën, provon Mone, por topi përfundon mbi kuadrat, Aliti ndëshkohet me të verdhë.

60’ GOOOL Skënderbeu, shënon Soue.

56’ Tjetër mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun me topin që mbërrin te Soue, por goditja e tij me kokë është e lehtë dhe përfundon në duart e Bejtjes.

53’ Aksion i shpejtë i korçarëve që mundohen të shënojnë me shpejtësi për të rihapur ndeshjen.. Një devijim dërgon sferën në duart e Bejtes.

51’ GOOOL Lushnja, shënon Papa me penallti.

50’ Penallti për Lushnjën, Përgjini rrëzohet në zonë pas kontaktit me Lilajn dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh.

48′ Soue krijon iluzionin e golit, gjuajtja e tij, prek rrjetën e jashtme.

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu menjëherë në sulm.

45′ Përfundon pjesa e parë me fitoren e Lushnjas

39′ GOOOOOL Lushnja 1-0. Papa depërton në të majtë, futet brenda zonës dhe pason për Përgjinin i cili nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.

35′ Drithërima në portën e Lushnjës, Soue rrotullohet brenda zonës dhe gjuan bukur, por topi pritet nga portieri Bejte, duke evituar një gol të sigurt.

28’ Mundësi e mirë për Lushnjën, provon Branica, por topi përfundon në duart e Orges Shehit.

22’ Harkim i rrezikshëm i Muzakës nga e djathta, por ka larguar mbrojtësi Korreshi.

20’ Radas provon të shënojë me një goditje dënimi ballore, e majta e tij dërgon topin jashtë kuadratit.

8’ Taullau provon me një gjuajtje, por topi përfundon jashtë kuadratit.

5′ Skënderbeu i afrohet golit me Bruno Ditën, gjuajtja e mesfushorit me kokë ka përfunduar jashtë kuadratit.

1′ Nis takimi në ‘Roza Haxhiu’/ panorama sport

Në Lushnje vendasit do të presin Skënderbeun për të diskutuar takimin e vlefshëm për javën e 33 të Superligës.

Edhe pse prej kohësh e kanë mësuar fatin e tyre lushnjarët sot do të tentojnë të bëjnë një tjetër surprizë, njëjtë siç ndodhi me Partizanin dy javë më parë.

Nga an tjetër te Skënderbeu së fundmi ka patur shumë kritika, që pas humbjes me përmbysje në Laç. Trajneri Daja befasoi me deklaratën e tij pas ndeshjes dhe për këtë arsye sot ndaj Lushnjës nuk pritet asnjë tolerim.

Formacionet zyrtare

Lushnja: Bejte, Magani, Marku, M.Korreshi, Mone, Meto, Taullau, Gava, Branica, Papa, Përgjini

Trajner: Ilir Gjyla

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Soue, Xhejms

Trajner: Ilir Daja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb