Partizani ka marrë një fitore minimale 1-0 por shumë të vlefshme sot kundër Flamurtarit. Skuadra e drejtuar nga Dalipi del kështu për herë të parë e fituar pas 3 sfidash në kampionat kundër vlonjatëve.

Golin e fitores për të kuqtë e realizoi Edgar Çani në minutën e 54-r, i cili u fut si zëvendësues në fillimin e pjesës së dytë. Pavarësisht se takimi prodhoi vetëm 1 gol, rastet nuk munguan për të dy palët.

Më këtë humbje Flamurtari e çon në 6 numrin e ndeshjeve pa fitore, ku 4 prej tyre janë disfata. Pas 26 javësh kampionat skuadra e Duros renditet në vendin e 6-t me 36 pikë, ndërsa Partizani ngjitet në vendin e 4-t me 39-t pikë.

Partizani 1-0 Flamurtari

54′ Çani /

Minutë pas minute

84′ Karton i verdhë për Kulum.

79’ Dalipi kryen edhe ndërrimin e tretë. Kulum në vendin e Malës.

76’ Danilo Alvesh godet me kokë pas një harkimi në zonë, por jo në portë.

70′ Goditje tokazi e Bathës, por topi kontrollohet nga portieri Sali.

68’ Zëvendësimi i dytë nga ana e Dalipit. Lukas Kardozo merr vendin e Asanit.

63’ Çani merr një pasim, dhe del i vetëm me portierin, por anësori vepron gabim, duke e quajtur pozicion jashtë loje.

59’ Duro lëviz menjëherë. Musta i lë vendim Kamaras.

54’ GOOOL Çani godet me kokë nga brenda zone dhe mposht portierin Sali.

50’ Mala hedh një harkim në zonë, topi kalon pranë Prognit dhe Gojkoviç, por asnjëri nuk mund ta shtyjë për në portë.

46’ Dalipi menjëherë zëvendësim. Çani në fushë në vendin e Bardhit.

45+’ Përfundon pjesa e parë

45′ 1 minutë shtesë.

42’ Tjetër rast i mirë për Flamurtarin. Alvesh merr një top të mirë brenda zone, me një kthesë mundohet të gjejë portën, por topi kalon të gjithë pasqyrën e portës dhe nuk shënon.

39’ Rast ideal për Flamurtarin, të gjente golin e parë, por Zuka ndalet vetëm nga shtylla e jashtme.

35’ Alvesh niset i vetëm në një kundërsulm në krahun e majtë të sulmit, por ndërhyrja e Ibrahimit është e saktë ndaj brazilianit.

29’ Zëvendësim i detyruar tek Flamurtari. Dëmtohet Zhufo, dhe në vendin e tij Fisnik Zuka.

26’ Hoxhaj pas një topi të gjatë, rrëzohet brenda zonës, pas një dyluftimi me Kotobellin, por gjytari Koçi është i mendimit se Hoxhaj simuloi në atë rast, dhe e ndëshkon me karton të verdhë.

17’ Karton i verdhë edhe për Veliun, pas një ndërhyrje direkte në këmbët e Asanit.

10′ Musta merr të verdhë për një ndërhyrje ndaj Bardhit, edhe pse gjyqtari më parë lejoi avantazhin e lojës.

8’ Pasi futet në zonë, Asani shmang një lojtar dhe godet, por Trashi pengon goditjen e shokut të tij që shkonte drejt portës.

3’ Asani futet nga e djathta në zonën e vlonjatëve, rrëzohet, dhe të kuqtë pretendojnë për penallti

2’ Rasti i parë i rrezikshëm, me Prognin që shkon rrezikshëm drejt portës, por më pas shërben për Bathën, ndërsa goditja e këtij të fundit përfundon jashtë.

1′ Nis takimi në Selman Stërmasi

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Bardhi, Progni.

Trajner: Klevis Dalipi

Flamurtari: Sali, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Zhufo, Hoxhaj, Danilo Alvesh, Bushiç.

Trajner: Shpëtim Duro

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb