Janë mbyllur ndeshjet e fundit të Superligës për sezonin 2017-2018.

Luftëtari ka mposhtur 1-2 në transfertë Lushnjën duke marrë 3 pikët të cilët e rendisin të tretin në fund të kampionatit. Skuadra gjirokastrite falë golave të Alushit dhe Shkurtaj siguron kualifikimin në Kupat e Europës.

Ndërkohë edhe Laçi ka siguruar pjesëmarrjen në “Europa League” falë fitores 4-2 kundër Teutës. Kurbinasit e mbyllin kampionatin në vendin e katërt ndërkohë që presin të luajnë finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut.

Në “Zeqir Ymeri” Kukësi dhe Flamurtari kanë barazuar 2-2 në një ndeshje ku të dy skuadrat nuk kishin asnjë objektiv. Mbyllet me dështim kampionati për vlonjatët që nuk arrijnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Europë.

Kukësi 2-2 Flamurtari

49′ Hoxha/ 36′ Bushiç, 53′ Shameti (autogol)

Laçi 4-2 Teuta

7′ Rexhinaldo, 61′ Jonuzi, 78′ Uzuni / 55′ Peqini

Lushnja 1-2 Luftëtari

/ 34′ Allushi, 37 Shkurtaj

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb