Në procesin e votimit morën pjesë 227 anëtarë të Këshillit Kombëtar, për 20 emrat e Kryesisë së re të PD.

Emrat më të votuar në Kryesinë e re janë Belind Këlliçi nga burrat me 192 vota, ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Belind Këlliçi mori 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota.

77096a3d E6e0 4de9 8735 A38400b18ab5

Ndërkohë votat për ish Presidentin Bujar Nishani nuk u numëruan pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

Lista e plotë:

E Plote

“Të gjithë kandidatët mund të ndjekin procesin nga fillimi deri në fund. Këtë që po bëjmë sot, nesër kur të jemi në pushtet do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh kreu i Këshillit Kombëtar te PD-se, Edi Paloka.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

SA ANËTARE KANE VOTUAR
Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Osman Stafa pohoi se një kandidat i Këshillit kishte të drejtë që të votonte deri në 20 emra që ai mendon se duhet të jenë pjesë e Kryesisë së PD. “Janë numëruar fletët e votimit dhe tashmë është gati komisioni për të filluar votimi. Mund të marrë 4 minuta kohë procesi i numërimit.”, tha Stafa.

Ndërkohë, anëtari i Komisionit tha se nga 280 anëtarë të Këshillit, kanë votuar 227. Sipas tij vetëm një fletë është dëmtuar gjatë procesit, e cila është futur në një zarf. Po ashtu ai sqaroi se fleta e votimit mund të dalë pjesërisht e pavlefshme, ose e gjithë e pavlefshme.

PROCESI I VOTIMIT
Pas fjalimeve që zgjatën rreth 30 minuta, Këshilli Kombëtar i PD-së, nisi procesin e votimit për kryesinë e re, ku anëtarët votuan të gjithë.

Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë, 6 zonja dhe 14 zotrinj.

Siç bëri të ditur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të gjithë anëtarët do të kenë nga 2 fletë votimi, një me listën e zonjave ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 6 dhe një me listën e kandidatëve meshkuj ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 14.

Në përfundim të votimit, numërimi i votave do të bëhet elektronik.

***

Demokratët kanë nisur Këshillin Kombëtar. Mbledhja nisi rreth orës 11:00, ku PD do të zgjedhë Kryesinë e saj të re.

Sipas axhendës, do të jetë kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ai që do të mbajë fjalën i pari dhe fill pas tij kryedemokrati Sali Berisha, ndërsa menjëherë pas këtij momenti do të nisë votimi.

Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje, ndërsa numërimi do të jetë elektronik.

Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Rithemelimit u miratua lista me 47 kandidatët e Sali Berishës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në listën e miratuar në mbledhjen e drejtuar nga kreu i PD, Sali Berisha, shihet se janë rikthyer disa prej emrave të njohur demokratë, si Jozefina Topalli, Genc Pollo, Arben Imami apo Bujar Nishani, por nuk mungojnë edhe emra të rinj.

LISTA E PLOTE:

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: