TIRANE- I njëjti skenar. Seanca e sotme e Kuvendit është ndërprerë tre herë, ndonëse në foltore kësaj here nuk ishte kryeopozitari Basha që ka prishur rregullat e kryeparlamentarit Ruçi. Opoozitarët kanë folur me radhë, aleatët po ashtu. Nga Edi Paloka, tek Albana Vokshi, Edmond Spaho e pastaj Petrit Vasili.


Vasili tha se kjo është salla e tyre pasi ky parlament e kishte humbur legjitimitetin, por ndërkohë që opozitarët flisnin e hidhnin akuzat, kryeparlamentari Ruçi vendosi të hapë votimin për pr.ligjet.

E ndërsa opozitarët mund t’i dëgjoje live nga Facebook, në Kuvend u miratuan pr/ligjet e rendit të ditës. Mazhoranca u largua pas këtij momenti, duke ia lënë sallën Kuvendit.

DEBATI LIVE
Vasili: Ai rri atje lartë të vijë këtu poshtë (Për Ramën)

I ndërpritet fjala Vasilit, opozita e Basha ngrihen para foltores. Nis lidhja live nga Facebook

Ruçi: Mos u bëj pjesë e skenarit. Uluni poshtë, e kam të qartë skemën tuaj për të marrë peng Parlamentin

Kuvendi vijoi me miratimin e pr/ligjeve në rendin e ditës, ndërsa pas votimit mazhoranca u largua.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: