TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha është ulur këmbëkryq në Bulevard ku ndodhen edhe përfaqësues të tjerë të opozitës së bashkuar. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, Basha tha se asgjë nuk është koronavirusi para Ramavirusit.

Basha iu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës “I bëj thirrje qytetarëve të njohin nje të drejtë, të drejtën për të protestuar e për t’u ngritur e të shpërfillin gjithçka tjetër për veç të drejtës që i jep Zoti e Kushtetuta dhe nuk ka asnjë bandit t’ia heqë. ka shumë pak banditë të regjimit për të mbajtur zemërimin e popullit që po fryhet e do t’i marrë të gjithë përpara. Ky regjim nuk njeh ligj, njeh vetëm përballje dhe kushdo tjetër që mendon ndryshe, është patericë e këtij pushteti”, tha Basha.

Bashkë me kreun e PD janë edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrisi, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Mesila Doda etj. Doda tha se për demokracinë sakrifikohet çdo gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb