Tym, kapsolla dhe thirrje për rrëzimin e qeverisë. Kjo është situata pasi u ça kordoni i policisë dhe protestuesit shkuan te dera e Kryeministrisë. Ata nuk kanë tentuar të hyjnë në Kryeministri, por situata duket mjaft e tensionuar.

Në këto kushte ndërhyn nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i cili ka bërë thirrje që të marshohet drejt Parlamentit.

“Bashkë drejt Parlamentit, asnjë të mos largohet. Asnjë të mos dorëzohet, ndiqni kreun e PD, drejt Parlamentit”,- dëgjohet ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb