Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me fermerë për masat e ndërmarra nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se bujqësia sot është nuk krahasohet me atë që ishte para 8 vitesh

“Ka shumë diskutime debate për bujqësinë, sot dhe prej shumë kohësh sepse një pjesë flasin mbi bazën e fakteve ndërsa një pjesë nga opinione krijuar nga mediat që më shumë priren për keq”, tha Rama.

 

“Paketa e rezistencës sociale për fermerët, 500 mln lekë plus për naftën pa taksa, për një total prej 1.45 mld lekësh”, ka njoftuar Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: