Ishte thjeshtë një ëndërr e bukur, një dëshirë e madhe për të dalë me pikë nga përballja me Anglinë por vetëm kaq, ishullorët na kthyen me këmbë në tokë duke siguruar një fitore të pastër 0-2 në “Air Albania”. Të besuarit e Edy Rejas nuk stonuan përballë favoritëve të Grupit I por sigurisht as nuk shkëlqyen, në fund ato që bënë diferencën ishin individët me shumë klas të “tre luanëve”. Në pjesën e parë vendosi një gol i kapitenit Harry Kane ndërsa në të dytën ishte Mound që dyshojë shifrat. Në dy momente ishim dhe më fat teksa anglezët goditën traversën me Kane dhe shtyllën pingule me Foden. Historia e këtij takimi mbase mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse Myrto Uzuni nuk do të shpërdoronte atë rast të pastër në minutën e 13-të. Pas këtij suksesi, Anglia merr e vetme kreun e grupit me gjashtë pikë të plota ndërsa Shqipëria të mërkurën luan sfidën e radhës atë kundër San Marinos në transfertë.

Anglia zbriti për herë të parë në zonën e Berishës në minutën e 10-të, një goditje këndi që nuk solli kërcënim në zonën e Shqipërisë. Një zbritje fantastike e Elseid Hysaj në minutën e 13-të solli kaos në zonën e ishullorëve, anësori kuqezi vertikalizojë bukur për Uzunin i cili i vetëm përballë portierit gjuan keq me topin që përfundoi mbi traversë, një rast për të vënë duart në kokë. Kane provoi në të 21-tën nga një goditje standarde shumë pranë zonës së rreptësisë por goditja e kapitenit u ndal në mur. Hysaj në një mbrëmje fantastike rikuperojë një top të bukur, hodhi një kros në zonë por as Broja e as Uzuni nuk arritën në kohë. Për herë të parë tre luanët goditën portën e Berishës në minutën e 32-të, me Walker që provoi nga distanca por Berisha në pozicion kontrolloi pa shumë probleme. Pikërisht atëherë kur nuk pritej, nga një aksion pa shumë pretendime, Harry Kane arrin ti shkëputet mbulimit të Veslit, me kokë dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Anglinë ë avantazh në minutën e 39-të. Shqipëria ishte me fat pak minuta më vonë teksa goditja e Kane u ndal në shtyllën pingule.

Ndaj Andorra fitorja ishte detyrim por historia është ndryshe kur bëhet fjalë për Anglinë. Përballë “tre luanëve”, Shqipëria zbret në fushë pa presion, të vetëdijshëm se nuk janë favoritë, kjo është një përballje ku vështirë ti vendosësh kombëtares një objektiv fiks. Sigurisht dëshira për të marrë një rezultat pozitiv apo për të bërë një paraqitje të mirë është shumë e madhe, morali në radhët e kuqezinjve është i lartë por në çdo rast Anglia mbetet një rival i frikshëm, me lojtarë nga më të mirët në qarkullim. Trajneri Edy Reja është kritikuar shumë, me të drejtë ose jo, për skemën që aplikon, moduli 3-5-2 nxjerr nga roli ose lë në stol disa titullarë të rëndësishëm, si Myrto Uzuni.

Formacionet
Formacionet

Ndaj Anglisë, tekniku italian ka vendosur të hedh në fushë një formacion ndryshe, me titullarë nga minuta e parë lojtarë si Uzuni e Broja:
(4-3-3)Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Laçi, Bare, Memolla, Uzuni, Cikalleshi, Broja

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb