Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka qenë për një vizitë zyrtarë në Tiranë. Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka dalë disa minuta para mbërritjes për ta pritur në Bulevard.

Në orën 10:30, pati një takim kokë më kokë dhe takim i dy delegacioneve. Ndërsa më pas Michel dhe Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat. Michel deklaroi ndër të tjera se konferenca e parë ndërqeveritare me BE duhet të mbahet sa më parë. Sipas tij, javët në vijim do jenë kyçe.

Kryeministri Rama deklaroi se gjatë takimit me Michel është folur për Ballkanin e Hapur, për të gjithë sfidat e brendshme të rajonit dhe për reformat në vend.

Edi Rama: Folëm me Presidentin Michel për situatën e përgjithshme dhe për angazhimet, por edhe për sfidat në raport me luftën në Ukrainë. Folëm patjetër dhe besoj se ai do të komunikojë vetë në detaje për procesin në vigjilje të Këshillit Europian kur dihet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë për çështjen e hapjes së bisedimeve. Folëm për Ballkanin e Hapur, për të gjithë sfidat e brendshme të rajonit dhe sigurisht folëm edhe për reformat në vend. Folëm për Reformën në Drejtësi që po jep fryte. Të gjithë e ndoqën dje operacionin shumë domethënës të policisë speciale dhe Policisë së Shtetit për të goditur një rrjet kriminal. Operacioni ishte shembull kuptimplotë për të vënë para drejtësisë njerëzve pavarësisht lidhjeve politike që tregon se jo vetëm jemi në rrugën e duhur por kemi hedhur hapa domethënës edhe në krahasim me vende që i kanë hapur negociatat.

Michel: Është kënaqësi që rikthehem në Shqipëri. Që nga vizita në fillim 2020 shumë gjëra kanë ndryshuar. Një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do ndryshojë kurrë angazhimi ynë për integrimin tuaj në BE. Sot momenti për t’u takuar me një mik dhe aleat të vërtetë. Ne vazhdojmë të rrisim presionin ekonomik ndaj Rusisë, dëshiroj t’ju falënderoj për punën tuaj. Ju keni qenë një partner i besueshëm dhe një mik dhe aleat i vërtetë.
Ne diskutuam dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-në. BE mbetet financuesi më i madh për Shqipërinë, duhet të japim energji të reja për integrimin.
Ne duhet të bëjmë përshpejtimin e integrimit. Ne do të kemi një takim të 27 udhëheqësve të BE-se me ju dhe vendet e BP. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur bisedimet me BE dhe duhet konferenca e parë duhet të mbahet sa më parë. Restaurimi i mozaikut është një simbol i fuqishëm i trashëgimisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimin me BE-në. Javët në vijim do jenë kyçe, shpresojmë se do marrim vendimet e duhura dhe të drejta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb