TIRANË

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Fushata e PS ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ku siç shihet në shesh janë vënë karrige me distancë, duke zbatuar masat anti-Covid.

Fushata e PS është hapur me Himnin e Flamurit, të kënduar nga Vikena Kamenica, ndërsa ka vijuar me nga një fjalim të shkurtër nga kryesuesit e listave të PS në të gjitha qarqet, për të kulmuar me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama është ndalur te situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke mos lënë pa sulmuar edhe fushatën elektorale të PD në Sheshin “Nënë Tereza”, ku ishin mbledhur shumë simpatizantë e mbështetës të forcës më të madhe opozitare. Rama tha se në fushatën e tij shëndeti i njerëzve është mbi gjithçka, edhe mbi partinë, ndërsa sipas tij, te fushata e PD, partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve.

Fjala e kryeministrit Edi Rama:
E marr me mend shumë mirë se cfarë po mendoni në këtë moment, kush duron tani, edhe sa të mbarojë ky që kur fillon flet, nuk mbaron. Megjithatë, jemi bashkë, që vuajtjet t’i kalojmë bashkë. Edhe pse në këtë rast unë jam duke lëvizur, kurse ju do vazhdoni të qëndroni ulur, pa lëvizur. Sot ne nisim në fakt fundin e një fushate që nuk ka ndaluar në asnjë moment, qysh nga dita që kemi marrë mandatin tonë të parë, sepse ndryshe nga c’ndodhte në të shkuarën, ne që prej ditës së parë kemi qenë në lëvizje dhe në përpjekje të vazhdueshme, por sidoqoftë sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit. Ne jemi këtu të gjithë së bashku për të respektuar me mish e me shpirt këtë moment, ku demokracia na imponon daljen përpara popullit. Themi cfarë ne mendojmë se kemi bërë dhe ndajmë me njerëzit atë që mendojmë se do bëjmë. Në një moment si ky, sot ne që jemi mësuar të kalojmë përmes këtyre detyrimeve, që janë një nga pjesët më të bukura të jetës politike, kur shkon te njerëzit, je me njerëzit dhe bashkë me ta ndanë energjinë e madhe që prodhon një ndeshje, jemi faktikisht të cuditshëm. Jemi të cuditshëm, se e tillë është koha. Ndryshe nga herët e tjera, jemi këtu duke bërë përpjekjen tonë serioze që ne ndërkohë që bëjmë detyrën, të respektojmë edhe rregullat e kësaj kohe.

Besoj që bëjmë shumë mirë, ashtu sikundër besoj që në këtë veçori të paparë më parë e të papërsëritshme, uroj në pjesën tjetër të jetës tonë që vjen, ta shohim si një moment që na jep mundësinë të bëjmë një fushatë, ku jo vetëm flasim, por edhe dëgjohemi, ku fjala peshon shumë më tepër se gjuajtja e saj përballë një turme të madhe, dhe ku njerëzve u jepet mundësia të ndjekin me kujdes e qetësi ato që themi. Është një sfidë më vete e gjithë kjo. Besoj se në këtë sfidë ne bëjmë një dallim shumë të madh, që po e bëjmë edhe sonte. Praktikisht sonte ne dhe ata u kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina, në një ekran televizori të ndarë. Mjafton t’i shohësh për të kuptuar ndryshimin e madh, hendekun e jashtëzakonshëm që na ndan. Këtu ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat, që i kemi vënë të gjithë së bashku dhe i kemi pranuar të gjithë, e që mbi të gjitha njerëzit e zakonshëm i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë. Ndërkohë që atje nuk ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat, për njerëzit. Kjo është fytyra e fushatës sonë, fytyra e fushatës së tyre është krejt tjetër. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore, familjare, atje sundon papërgjegjshmëria, në atë kartolinën e tyre. Këtu shëndeti i njerëzve është si cdo ditë mbi gjithçka tjetër, dhe mbi partinë patjetër. Ndërsa atje partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve.

Ndërsa, atje, partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve. Këtu, ka respekt për mjedisin, për hapësirën dhe për ajrin, atje ka ndotje dhe ka zhurmë. Se si mund të mblidhen në këtë kohë, kur në fund të fundit, dallimin e madh, mes përgjegjësisë dhe mungesës së saj e bën një akt fare i thjeshtë që është akti i të qenit i vëmendshëm dhe kujdesshëm për shëndetin dhe mbi të gjitha të qenit respektues ndaj kryeqytetit, me makina dhe me dasmorë që kanë vënë përpara një dhëndër që vonohet një orë. Merreni me mend çfarë mund të presësh nga dikush, nga njerëzit që e mbledh vetë. Çuditërisht, takimin e la në orën 5, ajo nuk është për Lulin që të dalë dhe qytetarët ta presin. Por përtej kësaj, këtu, ka dëshirë për të folur me fjalë, se në fund të fundit njeriun nga kafsha fjala e ndan, atje, në mungesë të dhëndrit, dasmorët dëgjonin, klithma, pasthirrma. Si mund të pretendohet në shekullin e XXI në vitin 2021, të merret në dorë kjo qeveri dhe të qeveriset me britma e pasthirrma. Ata që shohin këta dy kartolina u them, se çfarë doni të dini se çfarë e pret këtë vend nëse ata do të vinin në krye, shihni sheshin “Nënë Tereza”. Faktikisht, po të shohësh vonesën, është shumë domethënëse, sepse ata janë shkaktarët e të gjitha vonesave të këtij vendi. Sepse gjithmonë ka pasur një traditë, në një orë njëri, në një orë tjetri, ndërsa sot nuk u mor vesh, kanë tre ditë që kanë ndryshuar orë. Ata vijnë tek ora jonë, por parpë na vonuan, pak minuta vonesë për ne është shumë, sepse nuk jemi mësuar të vonohemi.

Arsyeja që duhet të marrim mandatin e tretë është që Shqipëria të mos vonohet më. Këtu ka qytetari, shije, sidoqoftë, pavarësisht se jemi në vështirësi, këtu ka një përmasë njerëzore të qenit së bashku dhe të dëshirës për të qenë së bashku mundësisht me të gjithë shqiptarët, por patjetër me shumicën e tyre. Në këtë kartolinë janë 20 mijë që janë me ne, përmes “Facebook-ut”, shohim disa njerëz të mbledhur me kujdes, me distanca dhe nga krahu tjetër, shikojmë diçka të vështirë për t’u deshifruar, se si mund të ndodhë, kur sot në hartën e Evropës, treçereku i vendeve janë me ngjyrë të kuqe për aktivitetet e tyre. Isha në Paris, ishte një qytet fantazmë, as dyqane, as grumbullime, të gjithë në shtëpi. Kështu janë të gjithë rreth e rrotull. Ndërkohë që këtu, janë dy botë, dy botë dhe ndërkohë që për ne, patjetër që fushata elektorale është një sfidë, patjetër që përballja që kemi është një sfidë, por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm, zmbrapsja përfundimtare e virusit nga jetët tona. Të tjerat vijnë të gjitha pas kësaj, ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi, nuk mund të thërrasim njerëzit për t’i vënë në rrezik. Për më tepër të çojmë mesazhin më të gabuar teka ta që na shohin, mesazhin që kush është më lart mund të sillet si të dojë, madje e ka kaq natyrë të dytë këtë sa kur bëhet fjalë për një luftë mes jetës dhe vdekjes nuk e di që mund të mbjellë vdekjen mes atyre rreth e rrotull.Mandati i tretë i PS, nuk është një qëllim në vetvete, nuk është inerci, në nevojën apo dëshirën për pushtet. Mandati i tretë i PS, nuk është për PS dhe për ata që PS e përfaqësojnë si deputetë, ministra, kryetar bashkish, nuk është për karrigen e askujt, përfshirë dhe timen, mandati i tretë është që Shqipëria të mos kthehet me kurrë mbrapa, sepse me mandatin e tretë, e bëjmë të pakthyeshme reformat që janë rrugës. Mandati i tretë bën të pakthyeshme Reformën në Drejtësi dhe të pakthyeshme ardhjen e një drejtësie të re, e kundërta do të thotë humbje e këtyre përpjekjeve dhe kthim përsëri aty ku Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të kthehet më. Mandati i tretë i PS, do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë dhe çështja e pronës, e cila me kaq shumë mund, përpjekje, është futur në rrugën e mbylljes përfundimtare si një problem në mes të sofrës shqiptare, të mos vihet në diskutim. Mandati i tretë do të thotë që politika, ty mos bëj më asgjë, as mësuesve, as mjekëve, as infermierëve, as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre, e kundërta do të thotë rikthim pas”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb