Kryetari i PDK, Kadri Veseli ka dalë para Gjykatës së Hagës pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte.

Veseli akuzohet se si ish-lider i UÇK ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

Ditën e djeshme ishte radha e Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaccit teksa edhe Rexhep Selimi do të dalë para trupës gjykuese. Veseli kreu një prezantim të shkurtër pasi tha emrin, mbiemrin, vitin e lindjes dhe vendlindjen Mitrovicë.

Kjo është seanca e parë e Kadri Veselit në Hagë teksa procesi do të pasohet dhe nga të tjera derisa të merret vendimi për kreun e PDK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb