TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në panairin e parë të sporteve të aventurës por është acaruar me të rinjtë që për të shprehur entuziazmin ndaj tij fishkëllenin pa pushim. Rama me ironi i ka quajtur bilbila dhe iu ka sugjeruar të shkojnë në pyll dhe të hipin në pemë.

“Së pari kam një sugjerim këtu për disa djem që fishkëllejnë nga kënaqësia. Këtu afër është pylli, mund të shkoni të hipni nëpër pemë dhe të fishkëlleni ndërkohë të tjerët, shumica dërrmuese që kanë ardhur këtu për të dëgjuar të dëgjojnë. Dakord bilbila, ja ku e keni pyllin, ju 10 bilbila që jeni këtu, dilni në pyll, hipni nëpër pemë e fishkëlleni”, tha Rama.

Kur djemtë e FRESSH nuk e kanë marrë parasysh sugjerimin dhe nuk e kanë kuptuar kryeministrin kanë vijuar të fishkëllejnë, Rama iu ka kërkuar t’i japin fund.

“Vazhdojnë e fishkëllejnë, kjo është e padrejtë, nuk jemi në pyll këtu, pylli është afër. Ti bilbil që të shoh atje, ti me gjyzlykë që ke gjithë kohës, është mirë t’i japësh fund këngës së fytit ose të shkosh në pyll”, tha Rama.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb