Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Panairin e  Punës dhe Aftësive në Durrës. Rama shkruan se janë 1,500 vende të lira pune që ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon.

“Bëhuni pjesë e këtij panairi dhe zgjidhni profilin që ju përshtatet për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të sigurt”, shprehet ai.

“Vetëm në këtë shesh ku ka të pranishëm 63 punëdhënës, ka kërkesë për 1500 të punësuar. Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij Panairi, nga drejtoria rajonale e punësimit në Durrës janë dhe 600 vende të tjera të lira, të vëna në dispozicion për ata që kërkojnë që të punësohen. U bë një barsolet e përsëritur ajo që dikur u tha në publik lidhur me faktin që punë ka po s’ka profesionistë….

Sot kjo është në fakt ajo që mund ta ndeshësh në çdo kompani dhe që është problem që thellohet si rezultat i nevojë së kompanive për kualifikim të punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëri ekspozohet në një treg ndërkombëtarë eksportesh dhe importesh, sikundër dhe ekspozohet falë faktit se është terren me potenciale të pashfrytëzuara në turizëm.

Ka nevojë për rritje të cilësisë së hallkave përbërëse dhe shtimin e tyre, kjo është arsyeja pse qeveria është angazhuar për rritjen e mundësive për trajnime, aftësim, ndërkohë që sot kemi një  platformë dixhitale ne dispozicion përmes e-albania, e cila krijon mundësi për të gjithë për tu orientuar në fushën e punësimit apo arsimit dhe trajnimit profesional.

Dua të theksoj se pari se në mars të 2022, të dhëna nga regjistri i punësimit, janë 13 mijë të punësuar më shumë se në mars 2021. Ky është fakt. Ashtu si kundër është fakt që në katër majorin e parë të 2022, sot kemi një pagë mesatare të rritur me 8%. Në mbyllje dua tu them të gjithëve se  sigurisht është një mundësi për një zgjedhje mes punësimit ktu dhe ikjes për të kërkuar punë gjetkë, por patjetër që gjërat nuk janë siç duken, sepse vërtetë që në emigracion ka rroga më të larta por ka dhe shpenzime shumë të larta.

Në fund të ditës vlera e aftësive profesionale është e pazëvendësueshme dhe kjo është arsyeja pse ne kemi rritur vëmendjen dhe mbështetjen, edhe rezultatet i kemi rritur në formimin profesion, dhe sot kemi afro 20 mijë nxënës, sikundër 6600 numri i personave pa punë që kanë ndjekur kurset në qendrat e formimin profesional në 2021, dhe një pjesë kanë mundur të punësohem në pas. Dua të vazhdojmë bashkë në këtë drejtim, e di që nuk është e lehtë, por mjafton një xhiro në strukturën hoteliere në Durrës për të parë që ka nevojë të ethshme për krah pune në të gjitha pozicionet. Pagat janë një realitet ndryshe nga ai që përflitet prej sa e sa vitesh, sipas të cilit maksimumi është 300 mijë lekë, e kundërta është e vërtetë. Duhet të jenë ende më të larta s’ka diskutim, por sot në Shqipëri sa më shumë ke për të ofruar në aspektin profesional, aq më të lartë e ke mundësinë e pagës”, tha Rama.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb