Gjykata Speciale e Hagës ka filluar me 45 minuta vonesë konferencën për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit që akuzohen për krime lufte.

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka pretenduar se kanë qindra dëshmitarë dhe mijëra prova kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në konferencën statutore për rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurorja ka thënë se gjithashtu ka 10 mijë prova që do t’ia dorëzojë mbrojtjes.

“Prokuroria do t’i dorëzojë mbrojtjes 10 mijë materiale potencialisht shfajësuese”, ka thënë prokurorja.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se provat do t’i nxjerrin gradualisht, ndërsa avokatët kanë kërkuar që ato të nxirren sa më shpejt. Prokuroria ka propozuar periudhën deri në majin e vitit të ardhshëm si afat për nxjerrjen e provave.

Avokati i Thaçit: Unë do i kisha propozuar që të cakotjnë një punonjës që të bëjë dorëzimin e këtyre materialeve. Kjo është një përgjegjësi mjaft e madhe për prokurorinë.

Avokati i Veselit: Propozimi i prokurisë është i kuptueshëm, por nuk na takon neve të gjykojmë se si prokuroria e bën punën. Ne na duhen ato materiale

David Young, avokati i Selimit: Na e dorëzoni sa më shpejt të jetë e mundur. Duam të dimë dhe mbi çfarë bazash ky material është cilësuar si shfajësues

Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria duhet të nxjerrë menjëherë cdo informacion. Mendojmë që prokuroria nuk duhet të lirohet nga ky detyrim.

Avokatja e Speciales: Ne pranojmë nxjerrjen e materialet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb