TIRANE- Pasi avokati i tij kërkoi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë, fjalën në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores e mori e vetë Saimir Tahiri.


Zëri i tij nuk dridhej, ai ishte i qartë dhe i prerë kur tha se ishte i gatshëm të hetohej por kurrsesi s’mund të mbante llum mbi shpinë. Jo vetëm kaq, por guxoi të ngrinte zërin dhe të thoshte se pranga politike s’do pranonte kurrsesi në duar, teksa replikonte me deputetin e PD.

“Kriminel nuk jam unë, nuk rri në parti hajdutësh, dhe as nuk pranoj pranga politike, dëgjoje mirë ti”, shpërtheu Tahiri ndërsa i përgjigjej deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

“Ja u them qartazi dhe prerë, me fytyrën lart se do jem këtu e nuk lëviz asnjë sekondë deri sa të dalë e vërteta, por llumin nuk e pranoj”,- tha ai.


‘Jam gati të hetohem, por dua prova”,- shtoi ai.

DEBATET:

Tahiri: Unë kërkoj prova sepse ju nuk keni prova. Unë skam as kamion Unë kërkoj prova për të vërtetën. Unë nuk pranoj të arrestohem se disa kushërinj janë marrë me drogë.  Një familjari juaj ka vrarë një njeri, e di ti. Do pranoje të shkoje në burg ti se një familjari juaj ka vrarë në njeri.

Alibeaj: Nëse një familjari im do kishte vrarë një njeri do shkoja dhe unë në burg me të. Po mirë përderisa  nuk ka prova pse nuk shkoni para gjykatës ju që të pastroni shpirtin nga gjynahet. Ne nuk jemi gjykatë. Po nuk pate porva shko në gjykatë dhe plasja gjykatës. Je për standard moral apo jo?

Tahiri: unë jam gati të hetohem dhe të përgjohem. Jam gati të më knrollini makinë time, të bëj gjithçka. Por unë pranga politike nuk pranoj. Unë si ty që rri krah më krah me kriminelë nuk jam.

Ruci: Të lutem më qetë…

Tahiri: Unë jam gati dhe për gjyqin me prova dhe për gjyqin politik.

(m.a/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: