UKRAINË

Një shqiptar, që jeton në Ukrainë, tregon për “News24” dhe “BalkanWeb” situatën nga agresioni rus. Kryetari i Shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, Aleksandër Dermentli, tregon se shqiptarët që jetojnë atje nuk kanë frikë nga pushtimi rus.

“Jemi 5 mijë shqiptarë në Ukrainë. Situata ishte mirë, kjo ishte luftë informacionesh, luftë e ftohtë nga Rusia dhe SHBA. Ne nuk kemi frikë, edhe pse jemi shumë larg nga zona e konfliktit. Ne jemi rreth një mijë kilometra larg zonës së konfliktit. Jemi pranë kufirit me Moldavinë”, shprehet ai.

I pyetur nëse vetë ukrainasit kanë frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, ai thekson se ushtria e Ukrainës është gati për gjithçka, ndërsa ka edhe mbështetjen e SHBA dhe NATO-s.

“Ushtarakët e Ukrainës janë gati, janë të mësuar shumë mirë. Ukrainasit nuk kanë frikë nga lufta. Ushtria është e gatshme, edhe SHBA e NATO janë pranë. Ukraina nuk është vetëm”, shton shqiptari Dermentli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb