Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic, pasi kishte thyer orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka shkaktuar 5 orë trazira në kryeqytet. Kryeministria, ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës, por edhe sheshi “Skënderbej” ku ishte vendosur pema e Krishtlindjes u bënë objekte të dhunës e shfryrjes së zemërimit. Policia kishte marrë urdhër të mos ndërhynte, vecse në momentin kur protestuesit tentuan të shkallmojnë derën hyrëse në kryeministri.

Ndërsa politika kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile, por edhe qytetarë të thjeshtë protestuan prej pesë orësh, fillimisht te ministria e Brendshme e më pas tek kryeministria.

Situata u tensionua disa herë te ministria e Brendshme ku mbeti i plagosur gazetari Andi Llabuti, një polic, por edhe u lëndua këngëtari Stresi. Protestuesit qëlluan me sende të forta edhe dritaret e këtij institucioni.

Më pas turma u zhvendos tek Kryeministria, ku zemërimin e shfrynë fillimisht tek pema e Krishtlindjes, të cilën e dogjën e rrëzuan, për të mësyrë drejt derës hyrëse. Protestuesit nuk i kanë ndalur as policët me të cilët patën konfrontime të forta.

Kur u duk se situata po përkeqësohej, e po qëllohej me tulla, gurë e sende të forta dera e kryeministrisë, ndërhynë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që e shpërndanë turmën me gaz lotsjellës.

Deri më tani siç konfirmohet zyrtarisht janë të plagosur 9 policë gjatë përplasjeve me protestuesit dhe 1 qytetar.

Pas kryeministrisë, protestuesit i vunë flakën edhe pemës së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”. Dhunuan sërish ministrinë e Brendshme, bashkinë, por edhe një makinë policie në Bluvevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa shpërndaheshin bllokuan edhe rrugën “Myslym Shyri” ku i vunë flakën disa kazanëve me plehra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 18:40-PROTESTA TE KRYEMINISTRIA
Protesta te Kryeministria shënoi edhe momentin më kulminant të protestës. Në shenjë revolte ndaj vrasjes së 25-vjeçarit, protestuesit dogjën pemën e Krishtlindjes në hyrje të godinës, shkallmuan pllakat e shkallëve, tentuan të hyjnë brenda duke goditur disa herë derë me gurë e tulla.

Po ashtu u përleshën fort me policinë. Vetëm hedhja e gazit lotsjellës e shpërndau turmën. Turma e irrituar u kthye te ministria e Brendshme, por rrugës goditën edhe Bashkinë, shkallmuan pemën kryesore të Krishtlindjes te sheshi “Skënderbej”, duke mos u ndalur me kaq.

Deri më tani raportohet për 9 policë të plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit, por edhe 1 protestues.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 16:25-PROTESTA TEK MINISTRIA E BRENDSHME

të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile e nisën protestën tek ministria e Brendshme. Mes trumës dëgjohen thirrjet “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, si dhe thirrje që ministri Lleshaj të dorëhiqet: “Jepe dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi” .

“S’ka zot që na ndalon sot, le të na vrasin”,- shprehet njëri prej tyre.

“Turp për një shtet, turpi ju mbuloftë! Ne jemi shtet i sapondërtuar demokratik, por kjo s’është demokraci funksionale, është demokraci fallco, poshtë diktatura”,- tha një tjetër protestues.

Të rinjtë më pas kanë ndezur qirinj përpara ministrisë së Brendshme. Por me kalimin e minutave situata u tensionua. Të rinjtë e shfrynë zemërimin duke goditur institucionin, ndërsa pati edhe të lënduar. Raportohet se një polic, një gazetari dhe këngëtari Stresi morën lëndime nga sendet e forta të hedhura në drejtim të ministrisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb