Ka nisur me incidente mbërritja e protestuesve të opozitës te Parlamenti. Protestuesit kanë çarë  kordonin e parë policor, ndërsa hedhin kapsolla, tymuese e flakadanë. Kaq ka mjaftuar që policia të hedhë gaz lotsjellës.

Gati dy orë protestuesit qëndruan para Kryeministrisë, aty ku u mjaftuan me hedhjen e domateve, bojës lakrave e qumështit, por edhe shashkave e tymit të zi. Por ndërsa u pozicionuan te dera e Kryeministrisë, pasi kishin çarë kordonin policor, një thirrje e demokratëve i zhvendosi te Parlamenti.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb