Tensionohet situata te “Myslym Shyri”. Policia ka ndërhyrë me forcë për të larguar të rinjtë që kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije per “BalkanWeb” se policia ka negociuar për rreth 20 minuta me ta, por kur nuk ka gjetur dot dakordësi ka ndërhyrë me forcë.

Sipas saj, kanë qënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ata që kanë larguar protestuesit. Fillimisht u përdor spray me piper ndaj protestuesve. Këta të fundit iu përgjigjën me sende të forta, e pas konfrontimeve policia i neutralizoi.

Madje një djalë i ri u pa i shtrirë në tokë, ndërsa 10 policë i qëndronin sipër kokës për ta shoqëruar më pas drejt makinës së policisë.

U dëgjuan, ulërima dhe lot mes të rinjve që bënin rezistencë. Disa prej tyre janë lënduar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb