TIRANE

Është tensionuar situata në unazën e re, në zonën e Astirit. Banorët janë konfrontuar me efektivët e policisë. Ndryshe nga cdo ditë, ku protestat e tyre zhvillohen pasdite, banorët dolën sot për të bllokuar rrugën, pasi sic u shprehën mësuan se në të do të kalonte kryeministri Rama.

Disa prej banorëve janë shoqëruar në polici. Në furgonin e të shoqëruarëve është edhe ish deputeti i PD, Klevis Balliu. Në mbështetje të forcave të rendit, janë parë të mbërrijnë edhe efektivë të FNSH-së.  Situata u përshkallëzua pasi policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën, e për të larguar protestuesit. Policia ka kërkuar prej banorëve që të mos bllokojnë rrugën, por protestën e tyre ta zhvillojnë në trotuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një prej banorëve protestues u shpreh se kjo është një revoltë, kundër vizitës së kryeministrit  në ambjentet e një biznesi privat pranë Unazës së Re. “Për banorët e unazës kryeministri është i padëshirueshëm. Kjo vizitë është një provokacion për të provuar gatishmërinë e banorëve.Kemi dalë për të protestuar paqësisht, për t’i thënë që je i padëshirueshëm te Unaza e Re, se po të kishte plan për prishje do e shihte kryeministri reagimin tonë’ u shpreh një prej banorëve.

Prej ditësh banorë të ‘Astirit’ janë në protestë, ata kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre të cilat preken nga projektit i Unazës së madhe.

Ora 12:18- Banorët bllokojnë sërish rrugën
Pas konfrontimeve me policinë dhe shoqërimin e disa prej banorëve që tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama, situata te “Astiri” vijon të jetë e tensionuar. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se banorët e kanë bllokuar sërish rrugën, pavarësisht se aty ndodhen ende forcat e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: