Tirana ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Bylisit duke marrë një 3 pikësh që me shumë siguri do të ndikojë në arritjen e objektivit, ngjitjen në Superligë.

Skuadra bardheblu e drejtuar nga Ze Maria është imponuar me rezultatin 0-2 skuadrës ballshiote, falë dopietës së Bedri grecës. Goli i parë erdhi shumë shpejt, që në minutën e 3-t duke ia bërë më të lehtë skuadrës bardheblu.

Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 27. Vendasit u përpoqën të reagojnë por sulmet e tyre të dëshpëruara nuk sollën rezultat. Me këtë fitore Tirana e çon në +10 diferencën me Bylisin, duke hedhur një hap tejet të sigurtë për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Bylis 0-2 Tirana

/ 3′, 28′ Greca

Minutë pas minute

Përfundon ndeshja

78′ Hasani i vetëm me Abin, ka bërë të pamundurën duke shpërdoruar një mundësi të artë

61′ Pranë golit të tretë Tirana me anë të Muçit. Sulmuesi i ri ka gabuar brenda zonës duke gjuajtur jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë. Trajneri i Bylisit, Sadedini, ka lenë në dhomat e zhveshjes portierin Xhorxheviç që priti penalltinë e Karabecit, vendin e tij e ka zënë Dramolli.

Përfundon pjesa e parë

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

28′ GOOOOOL TIRANA 0-2. I njëjti autor Bedri Greca, i cili merr një asist nga Daja, i vetëm përball Xhorxheviç nuk fal.

27′ Rifillon takimi, Greca pranë golit të dytë. Provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

15′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Muçi. Me portë të boshatisur ka gjuajtur jashtë kuadradit. Topi mori një devijim të lehtë edhe nga portieri Xhorxheviç.

3′ GOOOOOL Greca. Pas një asist të marrë me kokë nga mesfusha, sulmuesi Bedri Greca nuk ka falur duke kaluar në avantazh Tiranën.

2′ Gjuan Karabeci nga e djatha, pret portieri Xhorxheviç.

1′ Vetë 10 sekonda lojë. Bardhi pengohet në zonë për gjyqtarin Koçi kemi të bëjmë me 11 metërsh.

1′ Nis takimi në Ballsh/

Formacionet zyrtare

Bylis: Xhorxheviç, Kullira, Shoshi, Bella, Samnda, Mahmuti, Dalanaj, Hasani, Chukuka, Murata, Ntepe

Tirana: Abibi, Hoxhallari, Turtulli, Cake, Kërçiku, Daja, Maveje, Karabeci, Bardhi, Greca, Muçi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb