Përcillet në banesën e fundit nënkomisar Saimir Hoxha. Oficeri 45-vjeçar i Krimeve në Policinë e Lezhës u vra dje në krye të detyrës nga një 21-vjeçar. Ai la pas dy fëmijë të mitur që nuk do munden më ta thërrasin babain e tyre e ai t’i shohë tek rriten.

Për të nderuar figurën dhe sakrificën e tij, janë mbajtur sot në pallatin e Kongreseve homazhe, ku kanë marrë pjesë mijëra persona. Mes atyre që kanë nderuar nënkomisar Hoxhën, Dëshmor i Atdheut, kanë qenë dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha si dhe drejtues të tjerë, miq e kolegë.

Rreth orës 14:30 arkëmorti me trupin e heroit ka lënë Pallatin e Kongreseve dhe i mbajtur nga duart e të afërmve dhe kolegëve është nisur drejt Varrezave të Dëshmorëve, ku do të prehet përjetësisht.

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi pas homazhet për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha se efektivi i policisë nuk e meritonte të ndahej nga jeta nga familjarët, miqtë dhe komunitet për të cilët sakrifikoi dhe jetën.

Ai gjithashtu shtoi se kjo ngjarje mbetet një moment reflektimi për luftën kundër krimit, duke kërkuar shpëtimin e sa më shumë të rinjve dhe fëmijëve që bien pre e fenomenit dhe të krimeve.

Kryeministri Edi Rama tha se është një çast i rëndë për të gjithë dhe i shprehu ngushëllimet familjes dhe kolegëve të tij.
Ai theksoi se mbështetja financiare nuk e kompenson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur dhe të inkurajuar për të hyrë në rrugën e jetës së tyre duke qenë krenarë jo vetëm për prindin, por edhe për shtetin.

Kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike do të punojnë për të rikthyer në vend dinjitetin e humbur të policëve Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nënkomisar Saimir Hoxha, u vra gjatë një aksioni ditën e djeshme në lagunën e Kune Vain në Lezhë teksa bashkë me dy kolegë të tjerë asgjësuan një parcelë me kanabis. Në kthim ndaluan një automjet, dhe Saimir Hoxha i kërkoi të riut Aldi Rama dokumentet e identifikimit, por ky i fundit e refuzoi duke nxjerrë armën dhe duke e qëlluar dy herë.

Ai ndërroi jetë rrugës për në spital, por bashkë me të vdiq dhe autori i cili pas disa orësh në arrati qëlloi veten dhe humbi jetën sot në spitalin e Traumës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb