Inter merr 3 pikë ndaj Barcelonës në San Siro, pasi triumfoi minimalisht 1-0 në 90 minutëshin e Champions League.

Nënkampionët e Italisë e nisën “zjarr” takimin, teksa Calhanoglu provoi të befasonte me një goditje nga distanca Ter Stegen.

Pak më pas, ekipi  i Inzaghit pretendon për penallti pas një prekje me dorë të Eric Garcia. Gjyqtari merr sinjal nga VAR që duhet ta shikojë edhe një herë rastin, me kryesorin Vincic që nuk ndërron mendje as pas komunikimit me Video Assistent Referee. Kontestimet ishin të shumta, por në fund  rezultuan të kota.

Italianët do merrnin avantazhin me Correan, por goli do anulohej për pozicion jashtë loje.  Në fund pikërisht Calhanoglu do “tundtte rrjetën” me një goditje nga larg.

Ekipi  i Xavit rrit presionin dhe gjen shtyllën sapo fillon e dyta, me Dembele. Katalanasit do barazonin me Pedri, në të 67-tën, por do anullohej me VAR.

Vendasit ruajnë me fanatizëm avantazhin deri në fund, duke bërë kështu që të jenë në vendin e dytë me 6 pikë, 3 më shumë se Barça e vendit të 3-të.

Io
Io

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: