Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një komunikim për mediat pas mbledhjes në selinë e PD. Ai zbardhi propozimin e tij për konsultimin në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Alibeaj tha se u la një mbledhje tjetër për t’u marrë mendimi i secilit deputet dhe në fund të sintetizohet qëndrimi i grupit parlamentar.

Sa i përket debatit me Sali Berishën, ai deklaroi se në mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmonë zhurmë se gjithmonë ndodh që vjen z. Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij.

“Kjo çështje është sqaruar në disa mbledhje, nuk besoj se është kjo çështja e rendit të ditës. Ishte një mbledhje që duhet të ishte zhvilluar dje. Sot në mbledhjen e grupit e para çështje ishte ajo e axhendës parlamentare. Një çështje tjetër ishte ajo e qëndrimit që duhet të mbajë PD në lidhje me procesin e përzgjedhjes së Presidentit. Propozimi im, që në mënyrë kolegjiale të konsultohen të gjithë deputetët për qëndrimin e grupit parlamentar. U la një mbledhje tjetër për t’u marrë mendimi i secilit deputet dhe në fund të sintetizohet qëndrimi i grupit parlamentar.
Në mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmonë zhurmë se gjithmonë ndodh që vjen z. Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij. Unë mund t’ju them për qëndrimin tim. Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës është një proces i rëndësishëm. Zgjedhja e Presidentit degradon fatkeqësisht në raundin e 4 dhe 5 me 71 vota dhe ju e kuptoni se sa penalizuese është për opozitën.
Megjithatë edhe sot që flasim, opinioni im është i qartë, Edi Rama nuk e ka të drejtën të zgjedhë presidentin e Republikës, nuk e ka të drejtën as me shumicën e thjeshtë.
4 deputetë të vetë sot nuk përfaqësojnë më zërin e qytetarëve, 2 janë pas qelisë, 2 të tjerë janë dezinjuar si non-grata nga SHBA”, tha Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb