Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar në selinë e PD në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force.

Ashtu si të gjithë anëtarët e PD, edhe Berisha i është drejtuar sot kutisë së votimit për të votuar për kreun e ri të PD i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha. Teksa u ndal për mediat pas votimit, Berisha e cilësoi procesin historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për mbarë Shqipërinë.

Ai e cilësoi procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës mafioz dhe antikushtetues.

Berisha iu bëri thirrje anëtarëve të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të PD.

“Së pari përshëndes demokratet dhe demokratët, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan. Theksova se ky është një proces historik jo vetëm për PD-në, por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz, antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me kallp opozitë apo pseudo opozitë. Pra, sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, deklaroi Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb