Liverpool ka bërë një tjetër hap fals në ndeshjen kundër West Hamit. Pas barazimit javën e kaluar në shtëpi ndaj Leicestërit, Liverpool ndalet sërish, në një tjetër barazim 1-1. Të kuqtë e Klopit, nuk shkuan më shumë se 1 pikë, ndaj Uest Hemit në transfertë.

Sadio Mane kaloi në epërsi Liverpoolin pas një goli të shumë përfolur për offside.

Por epërsia e The Reds nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta, pasi vendasit barazuan nëpërmjet Antonios.

Në 20 minutat e fundit të ndeshjes, Jurgen Klopp bëri zëvendësime duke futur në lojë Xherdan Shaqirin dhe Divock Origin, por që nuk rezultuan të efektshme pasi rezultati mbeti i njëjtë.

Skuadra e Jurgen Klopp mbetet në vendin e parë me 62 pikë me  vetëm 3 pikë diferencë me Manchester Cityn.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb