Fitorja 7-0 kundër Man.United me sa duket ishte thjesht një “mirazh”. Liverpool bie menjëherë, pëson një humbje të hidhur në transfertë përballë Bournemouth.

Ekipi i Jurgen Klopp e ka të vështirë të jetë konkurrues këtë edicion të Premier League, e ka të vështirë të qëndrojë në nivele të larta, kjo humbje e vërteton shumë qartë.

Ndeshja u vendos në minutën e 28-të ku Billing kaloi vendasit në avantazh. Në pjesën e dytë, Salah kishte shansin të shmangte këtë humbje, por sulmuesi egjiptian gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb