ANGLI

Liverpool ka treguar forcën e kampionit duke fituar 0-2 në Stamford Bridge ndaj Chelsea-s me dy gola të Mane. Gjithçka u vendos brenda 4 minutave kur Mane fillimisht shënoi një gol me kokë në minutën e 50-të falë një përgjumje të mbrojtjes londineze, dhe më pas 4 minuta më vonë, kur portieri Kepa Arrizabalaga ia pasoi në zonë topin sulmuesit senegalez që nuk e pati të vështirë të shtyjë topin.

Pavarësisht se Chelsea vinte në këtë debutim në shtëpi me shumë mungesë dhe ekip të riformatuar, gafat nuk erdhën nga transferimet e reja, por lojtarët që kanë qenë pjesë e ekipit më parë.

Christensen la me 10 lojtarë të tijtë në fund të pjesës së parë, pasi nuk arriti të mbulojë Mane dhe në fund e shtyu nga mbrapa në një faull të pastër për të marrë direkt kartonin e kuq.

Lampard u detyrua të ndryshojë gjithë lojën, duke hequr nga fusha një lojtar të rëndësishëm në mesfushë i Havertz dhe për të inkuadruar në lojë qendërmbrojtësin Tomori.

Kepa me gafën e pabesueshme i dha epërsinë e dyfishtë Liverpool. Por më pas Jorginho, brazilianit që iu besua një 11-metërsh nuk arriti të ngushtojë diferencat teksa portieri Alisson ia priti me lehtësi.

Prapavija e Chelsea-s mbetet problematike kurse Liverpool vijon të shënojë dhe të marrë pikë të plota në rrugëtimin për të mbrojtur titullin kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb