Liverpool feston 130 vjetorin e krijimit të klubit dhe për këtë jubile ka zgjedhur 130 golat më të bukura të të gjitha kohërave, natyrisht me ngjyrat e Të Kuqve.

Kjo renditje speciale është bazuar te cilësia e aksionit dhe të gjesteve teknike, por edhe për nga rëndësia, domethënia e golit në fjalë. Dhe në vendin e parë në këtë renditje të veçantë është një gol i Divock Origi.

Ai i shënuar gjatë goditjes nga këndi të ekzekutuar me shpejtësi nga Alexander-Arnold në gjysmëfinalen e Champions-it kundër Barcelona-s në 2019-ën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb