Liverpool duket se po pret ndeshjen e fundit për të ngritur trofeun që të mbyllë kampionatin. Por duket se ndeshjet e tjera po i neglizhon teksa sot ka humbur edhe ndaj Arsenal.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka humbur shkëlqimin e vazhdimësisë së kampionatit teksa pas humbjeve turpëruese me Ëatford dhe Manchester City, barazimit në shtëpi me Burnely vjen dhe kjo humbje me Arsenal.

Mane shënoi i pari teksa brenda pjesës së parë përmbysën Lacazette dhe Nelson. Liverpool me këtë humbje e humbi shansin që të kapë objektivin e fitimit të titullit me 100 pikë teksa javën tjetër pret Chelsea-n që do të tentojë të marrë 3 pikë nga Anfield në luftën për zonën Champions.

Kurse Arsenali pa objektiva tashmë kjo fitore e ngjit vetëm në vendin e 9-të dhe do të tentojë në ndeshjet në përfundim të ngjisë edhe disa pozicione për të evituar zhgënjimin sezonal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb