7 fitore në 7, 21 pikë të plota, me Liverpool që është thjesht perfekt në këtë edicion të Champions League duke siguruar një biletë për në fazën e 1/8. “The Reds” janë fantastik këtë sezon, pasi kryesojnë jo vetëm në Champions, por në Premier League. Ndaj Lille, ekipi i Slot zgjidhi gjithçka me nga një gol për çdo pjesë.

Momo Salah vijon formën e tij fantastike, me sulmuesin egjiptian që kaloi Liverpool në avantazh në minutën e 34-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Salah kishte shansin të përsëriste sërish vetëm, me një aksion thuajse identik, por dërgoi topin ngjitur me shtyllën pingule.

Në pjesën e dytë, Lille mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Mandi, i dyti i verdhë. Pavarësisht dizavantazhit numerik, Lille befasoi Liverpool, me ekipin francez që u rikthye në lojë teksa i përhershmi David barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 62-të.

Festa nuk zgjati shumë pasi Elliott me një goditje nga distanca gjeti devijimin me fat, me topin që përfundoi në rrjetë. Rezultati 2-1 mbeti i pandryshuar deri në fund, me Liverpool që feston për këtë kualifikim që i lejon të “luftojnë” të qetë në Premier League, ndërsa Lille mbetet provizorisht në vendin e 13-të.

Në përfundim të ndeshjes, Arne Slot nuk e fshehu gëzimin për këtë kualifikim në fazën e 1/8: “Jemi të lumtur që ndodhemi mes tetë ekipeve të para. Ky klasifikim nuk do të thotë asgjë. Ne dëshironim të ishim mes më të mirëve, por të shohim nëse ky do të jetë një avantazh. Në mund të përmirësohemi ende, perfeksioni nuk është i pamundur”, u shpreh Slot.

  • foto galeri
  • foto galeri

Suksesi i të kuqve në Champions “pushtoi” faqet e para të mediave angleze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb