Në Premier League-n angleze nuk ka ditë pushimi me raste festash. Një gol i është dashur Liverpool-it për ta mbyllur me sukses këtë vit. Në një përballje aspak të lehtë, djemtë e Jurgen Klopp kanë dalë triumfues dhe ngjiten në vendin e dytë në kuotën e 43 pikëve, 6 më pak se Chelsea kryesues. Të kuqtë mundën Manchester City-n me rezultatin 1-0 në Anfield.

Ishte mesfushori holandez, Georginio Ëijnaldum, i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e tetë, pas pasës të saktë nga Adam Lallana, dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Pjesa e dytë foli ndryshe. The Citizens u përpoqën gjatë gjithë ndeshjes për të ndryshuar rezultatin, por për ekipin e Pep Guardiolës 45 minutat nuk mjaftuan.

https://www.youtube.com/watch?v=VzFhtZTtT_U

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb