Liverpool është tronditur sërish në Premier League teksa ka humbur ndaj Burnley në ‘Anfield Road’.

Të besuarit e Klopp tashmë e shohin veten edhe më larg kreut të renditjes, teksa prej 5 ndeshjesh nuk gjejnë dot fitoren.

Humbja ndaj Burnley dhemb edhe më shumë pasi është thyer rekordi i frikshëm i 68 ndeshjeve radhazi në ‘Anfield’ pa humbje, ose thuajse 4 vite.

Ndeshjen e vendosi goli me penallti i Ashley Barns në minutën e 83′.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb