Fabinho, Van Dijk dhe Salah. Gjendja fizike e këtyre futbollistëve shqetësoi jo pak Liverpool, në prag të finales së 28 majit të Champions League ndaj galaktivëve të Real Madrid.

Në këto kushte, të kuqtë nuk duan t’i lejnë asgjë rastësisë dhe kanë vendosur të “përforcohen”. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë afrim të ndonjë futbollisti, por The Reds, sipas The Athletics, kanë kërkuar që ta sjellin sërish mes tyre Christopher Rohrbeck, fizioterapistin e njohur që ishte pjesë e këtij klubi deri në vitin 2020.

Rohrbeck e njeh mirë skuadrën dhe do bëjë maksimumin që futbollistën të jenë në formë për aktin final.

 

89
89

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb