Deklarata e Salah pas triumfit në Champions League, ku u shpreh i pa qartë për të ardhmen e tij, bëri shumë zhurmë. Salah ishte dhe mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve por “faraoni” egjiptian ka vendosur të qëndroj me “The Redas”, madje duke refuzuar edhe oferta përtej logjikës.

Mirror Salah
Mirror Salah

Sipas “Daily Mirror”: Real Madrid dhe Juventus, janë paraqitur në dyert e Liverpool me një ofertë konkrete, 168 milion euro, një ofertë e cila është refuzuar si nga klubi por dhe nga vetë lojtari. Nuk ka qenë aspak një sekret që Real Madrid ka qenë i interesuar prej kohësh për shërbimet e Salah por surprizë është emri i Juves dhe mbi të gjitha shumë që kanë ofruar.

Salah
Salah

Momo Salah ndihet shumë mirë në Liverpool, dashurohet nga tifozët dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij klubi, me palët që me sa duket i kanë premtuar besnikëri njëri tjetrit pas refuzimit të kësaj oferte rekord.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb