Liverpool me një dorë tek titulli kampion. Skuadra e Slot mposhti 2-0 në Anfield Newcastle dhe duke përfituar edhe nga barazimi 0-0 i Arsenal, shton diferencën e pikëve në +13 me një ndeshje më shumë. Sfida u dominua nga të kuqtë, që konfirmuan për të disatën herë dominimin që po i bëjnë Premier Leagues këtë sezon.
Nga një gol për çdo pjesë ishin të mjaftueshëm për të besuarit e Arne Slot që fillimisht gjetën rrjetën me Scobozlain që merr një pasim të saktë nga Luiz Dias nga e majta dhe brenda zonës nuk fal për golin e zhbllokimit të rezultatit. Goli i dytë do të vinte fotokopje me aksionin e golit të parë, por me aktorët që do të ndryshonin, teksa do të ishte egjiptiani Mo Salah që do të ftonte në goditje Mac Allister që do të gjente saktë portën e miqve për golin e dytë. “The Reds” patën edhe shanse të tjera, por në fund gjithçka mbyllet me fitoren 2-0. Në përfundim të ndeshjes Arne Slot shfaqet i lumtur, por nuk do të flasë për një garë për titull të mbyllur ende:
“Jam i lumtur për performancën e djemve. Për garën për titull nuk mund të them asgjë për momentin. Nuk më pëlqen të shoh tabelën e renditjes. Për momentin do fokusohem tek sfida ndaj PSG në Champions, pasi ata janë një skuadër shumë e mirë, që ngjason me ne.”
Ndërkohë që “The Mirror” ditën e sotme hapet me titullin “Dominantët” për të përfkufizuar sezonin fantasitk të Liverpool deri tani këtë sezon.

Ndërkohë Arsenal “ngec” në një barazim pa gola 0-0 ndaj Nottingham Forrest. Një barazim që thuajse shuan plotësisht ëndrrën për një titull, kaq shumë të munguar për “topçinjtë. Forrest treguan edhe njëherë që jo më kot ndodhen në vendin e 3 në renditje dhe pasi kanë ndalur dy herë këtë sezon kryesuesit e Liverpool tashmë frenojnë edhe ekipin e Artetës në një barazim pa gola. Ndeshja foli më shumë për miqtë, me Calafiorin që pati shansin më të mirë teksa në pjesën e parë goditi edhe shtyllën. Ekipi i Nottingham Forrest u mbrojt shumë mirë më pas duke marrë një pikë me shumë rëndësi drejt objektivit Champions sezonin e ardhshëm. Pas ndeshjes Arteta thesksoi se pavarësisht diferencës së pikëve skuadra e tij nuk do të demotivohet por do të tentojë t’i fitojë të gjitha sfidat e mbetura, por në Angli, e përditshmja “Daily Telegraph” me të drejtë shtrob pyetjen: A hiqni dorë nga titulli kampion tani Mikel?
