Me 24 fitore në 25 ndeshje të luajtura deri tani në Premier League, Liverpul ka mbyllur garën për titullin kampion që në shkur. Në këtë mënyrë, tifozët e “Reds” po mendojnë vetëm se sit ë festojnë në mënyrën më të mirë trofeun që i mungon prej gati tre dekadash. Mes shumë propozimesh, më e çmendura tashmë ka marrë vëmendjen krysore në media dhe rrjetet sociale.

Gerrard
Gerrard

Bëhet fjalë për një rikthim të Steven Gerrard. Tifozët kërkojnë që klubi të federojë të paktën për pesë ndeshjet e fundit ish-kapitenin, që ka fituar gjithçka me Liverpool, me përjashtim të titullit kampion. Por Gerrard aktualisht është trajner i Glasgoë Rangers, çka e vështirëson më shumë realizimin e dëshirës së tifozëve të Liverpool.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb