Liverpool më në fund ka rigjetur fitoren ndaj Wolverhampton Wanderers pas dy humbjeve radhazi ndaj dy skuadrave londineze në shtëpi, Chelsea dhe Fulham.

Falë golit të Diogo Jotës, të besuarit e Klopp rikthehen në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, edhe pse ndodhen në vendin e 6-të me 46 pikë.

Liverpool nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat, ku në 8 ndeshjet e fundit ka 6 humbje, 5 prej të cilave në Anfield Road.

Këtë vit duket se ‘The Reds’ do i a dorëzojnë titullin kampion Manchester City që kryeson bindshëm kampionatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb