“Balotelli? Të mësohet të qëndrojë rezervë”. Nuk është padyshim një urim i mirë për Krishtlindje, ky i trajnerit të Liverpool-it Brendan Rodgers për sulmuesin Italian Mario Balotelli. Në konferencë për shtyp, në vigjilje të sfidës përballë Brunley, trajneri i të kuqve ka shpjeguar: “Duhet të mësohet që ndeshjet ti nisi nga pankina, mund të na shërbejë gjatë lojës, kjo vlen për të gjithë, nuk e kuptojë pse nuk duhet të jetë edhe për të”. SuperMario mund të konsiderohet një rezerve më kohë të plotë dhe në Angli janë të sigurt. Me modulin e ri që Rodgers po praktikon (3-4-3) nuk ka hapsira për Balo-n. “Të bëj pressing dhe të mbrojë, nuk bën pjesë në karakteristikat e tij”, u shpreh Rodgers. Pra me pak fjalë këto nuk janë Krishtlindje të qeta për Balotellin, ndërsa menaxheri i tij, Mino Raiola ka filluar të vihet në lëvizje.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb