ANGLI

Liverpool ka humbur shansin që të kapë zonën Champions League në Premier League duke barazuar në transfertë.

‘’The Reds’’ kanë shpërdoruar në transfertën e Leeds edhe pse deri në minutën e 87-të ishin në avantazh falë golit të Sadio Mane në pjesën e parë.

Pikërisht 3 minuta nga fundi Llorente barazois shifrat, ndërkohë Liverpool ngelet 2 pikë larg West Ham që mban vendin e katërt të zonës Champions, ndërsa Chelsea sot ka shansin të kapë atë vend në rast fitoreje ndaj Brighton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb