Barcelona është duke menduar seriozisht që ta shesë anësorin francez Ousmane Dembelen, i cili nuk po e gjen vetën në futbollin spanjoll.

Liverpool është gati që të bëjë ofertë për lojtarin. Mësohet se oferta do të jetë e parezistueshme, pasi Liverpooli ofron 98 milionë euro për Ousmane Dembele që në janar, shkruan The Sun.

Jurgen Klopp e pëlqen lojtarin, pasi ai është eksploziv në sulm dhe gjuan me të dyja këmbët.
Barcelona e ka blerë lojtarin diku afërsisht 100 milionë euro, por që me bonuse do të shkonte 156 milionë euro. Dembele është ftuar nga Franca për ndeshjet që do të zhvillohen në këto dy javë.
Franca luan ndaj Holandës me 16 nëntor, ndërsa ka një miqësore me Uruguain me 20 nëntor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb