Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e ka shfaqur hapur zemërimin pas ndeshjes ndaj Tottenham, që “fiku” me shumë mundësi fitimin e titullit kampion. Gjermani kritikoi ashpër në konferencën pas ndeshjes stilin e lojës së Antonio Conte-s.

“Nuk më pëlqen ky lloj futbolli, por ky është mendimi im personal. Unë mendoj se ata janë një ekip i madh dhe duhet të jenë më proaktivë. Kundër një ekipi si Liverpool ata kishin 30% posedim topi. Ky nuk është problem im, nuk mund të manifestoja kurrë futboll të tillë, nuk do të dija ta mësoja dhe të luaja kurrë kështu”, tha tekniku.

Ai më tej shtoi:

“Natyrisht shpresoja ta fitoja këtë ndeshje, por me gjithë respektin për Tottenham, një ekip i madh natyrisht, por ata u munduan vetëm të mbroheshin. Lojtarët e mëdhenj bllokuan të gjitha linjat e kalimit, ishte shumë e vështirë. Ata barazuan me ne dhe të nijetin rezultat kanë marrë edhe ndaj City-t dhe Chelsea-t. Është mënyra e tyre e të luajturit, funksionon në këto ndeshje, por edhe kundërsulmi i tyre është i rrezikshëm”, përfundoi Klopp.

Deklaratat e tij janë plotësisht të kundërta nga ato me Conte-n, i cili u shpreh shumë i kënaqur me barazimin.

“Jam vërtet krenar. Nuk ishte e lehtë të shënoje një Anfield, ndaj një skuadre në një formë të shkëlqyer. U kërkova lojtarëve të tregoheshin të guximshëm, sepse në çdo ndeshje Liverpooli bën presion të jashtëzakonshëm. Krijuam mundësi për të qenë të rrezikshëm, por në fund mendoj se barazimi është rezultati i duhur”, theksoi italiani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb