Liverpool ka dhuruar një shfaqje spektakolare në ‘’Old Trafford’’ duke mposhtur 2-4 Manchester United.

Të besuarit e Klopp kanë arritur një fitore të madhe teksa tashmë janë rifutur sërish në garën për zonën Champions edhe pse i duhet një sforcarie e madhe në tre ndeshjet që i kanë ngelur.

Bruno Fernandes shënoi golin e parë të sfidës, por brenda pjesës së parë Diogo Jota dhe Firmino përmbysën rezultatin.

Me të nisur pjesa e dytë sërish Firmino gjeti golin, ndërkohë që Rashford ngushtoi diferencat në të 68-tën për të rihapur sfidën.

Në fund vulën ia vendosi Salah me golin e katërt. Me këtë fitore Liverpool shkon në kuotën e 60 pikëve, 4 më pak se Chelsea i vendit të 4-t që mban vendin e fundit për të prerë biletën për Champions League sezonin e ardhshëm.

Liverpool-it i duhen minimalisht dy fitore në tre ndeshjet e radhës për të shpresuar, ndërkohë fati i tij varet dhe nga rezultatet që do të arrijnë Chelsea dhe Leicester në dy ndeshjet që i kanë ngelur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb