Liverpoolit i mjafton një pikë ndaj Lille, për t’u renditur në top-8 vendet e para në Champions. Tekniku i The Reds, Arne Slot, ka dhënë opinionin e tij, në konferencën e zakonshme.

“E njoh trajnerin Bruno Genesio. Ne shohim Lille duke mposhtur Realin dhe Atletico-s. Meqenëse kam parë shumë ndeshje të Lille, nuk jam më i befasuar. Ata i meritojnë pikët që kanë marrë deri tani.

Pyeteni trajnerin e Lille nëse ata do të ruajnë stilin e tyre të zakonshëm. Ne kemi nevojë për një pikë për të qenë në top-8. Gjithmonë synojmë të zhvillojmë stilin tonë pa u përshtatur”- tha Slot.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb