Coutinho shumë shpejt do të shfaqet në Barcelonë për të nënshkruar me klubin katalanas të ardhmen e tij pas “transfer request” (kërkesës për largim) që i drejtoj Liverpulit të premten. Futbollisti në takimin e djeshëm hapës për Liverpulin në “Premier League” kundër Watford nuk ishte as në stol duke lënë të nënkuptohet se tanimë kjo çështje ka marrë fund.

Anglezët ishin të bindur për të mbajtur në skuadër brazilianin edhe në kurriz të qindra milion eurove që mund të ofronin skuadrat e tjera, por zgjedhja e vetë futbollistit i “lidhi duart” ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp i cili tashmë nuk kërkon të humbë kohë për të gjetur zëvendësuesin e 25-vjeçarit.
94a29e8ad6364928b27a12463dfdc3ca--lorenzo-insigne-napoli
“Daily Mirror” shkruan se gjermani Jurgen Klopp e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ai është anësori i Napolit, Lorenzo Insigne. Për italianin “the reds” kanë gati 65 mln euro për të bindur presidentit Aurelio De Laurentiis që të lërë të lirë lojtarin.

E gjithë trataiva mbetet për t’u parë pasi Napoli me futbollistin vitin e kaluar firmosën rinovimin për 4.5 mln euro në sezon dhe përpos kësaj ai është një lojtar kyç për Mauricio Sarri-n.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb