Manchester United është ndalur pas 3 fitoresh në transfertë kundër Liverpul. “The Reds” janë treguar kockë e fortë për “djajtë” që këtë sezon kanë pretendime të mëdha duke barazuar 0-0 në stadiumin “Amfield”.

90-të minuta krijuan jo pak aksione të rrezikshme nga të dy krahët, por në fund portierët dhe mungesa e finalizimit bënë që takimi të mbyllej me rezultatin e bardhë pa gola. Ky rezultat i intereson shumë Manchester City-t i cili në orën 16:00 do të sfidojë Stoke City-n në “Etihad Stadium”. Në rast fitoreje skuadra e Guardiolës do të shkëputej me 3 pikë ndaj rivalëve të qytetit dhe njëkohësisht rivalëve për titull.

Pas 8 javësh në “Premier League” skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho renditet e para me 20-të pikë, 1 më shumë se Manchester City.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb