Një turmë prej 5 000 persona ka mundur të kërcejë dhe të këndojë pa maska dhe pa distancim gjatë një festivali të organizuar në veri të Anglisë, gjatë një evenimenti-test, koncerti i parë i autorizuar pas kufizimit.

Koncerti u zhvillua në Sefton Park të Liverpulit, në kuadër të një projekti të qeverisë për të testuar masat e sigurisë, që synon të vendosë duke nisur nga 21 qershori, ku kufizimet thelbësore kundër koronavirusit do të hiqen.

“Të bësh përsëri gjërat normale që bëjnë njerëzit normalë … më në fund!”, u shpreh e gëzuar Matt Berry, duke përqafuar miqtë e tij jo shumë larg tendës ku ndodhej skena.

“Është mirë që kjo rifillojë për të provuar nëse mund të funksionojë kështu për këtë verë”, shtoi Freya Begley.

Qeveria Britanike më parë kishte lejuar një numër të kufizuar mbështetësish të merrnin pjesë në ngjarje sportive të tilla si një ndeshje futbolli në stadiumin Wembley në Londër.

Studiuesit po vlerësojnë mënyra të ndryshme të ventilimit dhe distancimit.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival iu nënshtruan një testi antigjeni para se të hynin dhe do të testohen gjithashtu më pas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb