Skuadra e Liverpulit në sfidën e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve tregoi supermaci ndaj skuadrës serbe të Cervena Zvezdas duke dhuruar spektakël.

Egjiptiani Mohamed Salah ka shënuar 50 gola në 65 ndeshje me Liverpulin, por pas ndeshjes ai mori një dhuratë nga një fanse speciale. Fotoja  e publikuar  në rrejt ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme, pasi edhe egjiptiani ia ktheu reston me një fanellë. Nuk dihet se çfarë përmban kutia brenda, por ky gjest ishte spektakolar.

Fotoja është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale kjo edhe për faktin se gruaja në shkallët e stadiumit  ishte e mbuluar me shami. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shkatërroi me poker ekipin nga Serbia duke e mundur 4-0.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: