TIRANË

Skuadra e drejtuar nga gjermani, Jurgen Klop, po mendon seriozisht për të shkuar tek objektivi që pritet me interes nga qytetarët. Liverpul ka shtruar rrugën për të mbërritur drejt titullit kampion, por i duhen edhe 15 fitore, për të shkuar drejt tempullit të ‘lavdishëm’ në Angli.

Kjo skuadër duhet thënë se ka përfituar sivjet shumë tifozë nga trojet shqiptare për shkak të Xherdan Shaqirit, i cili iu bashkua të “Kuqve” gjatë merkatos së verës në 2018.

Në raportet e fundit theksohet se kosovari edhe pse u ble me një çmim të ulët, sot kjo shifër është zhvendosur në një trend rritës falë performacës  së shtatshkurtit me origjinë nga Gjilani.

Sot kosovari vlerësohet 55 milionë euro.  Transferimi i tij në verë i kushtoi  skuadrës angleze rreth 15 milionë euro. Kartoni i kosovarit dhe mirë-menaxhimi nga skuadra ka bërë që vlera e tij të rritet për pak muaj me 40 milionë euro duke u ngjitur në nivele të larta të futbollit dhe tregut europian.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb